E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trupat e NATO-s bastisin shtepine e Karaxhic

NATO vazhdon gjuetine per kapjen e te shumekerkuarit te Gjykates se Hages, Ratko Mlladic.

Trupat e Aleances kane bastisur shtepine e te arrestuarit te akuzuar per krime lufe, Radovan Karaxhic ne Pale te Boshnjes, me shpresen per te zbuluar rrjetin qe ndihmoi Mlladic t’i shpetoje arrestimit.

Zedhenesi i NATO-s, Derek Chappell, tha se ishin pyetur pjesetaret e familjes se Karaxhic, ndersa ushtaret kane nxjerre nga shtepia e Karaxhicit disa valixhe dhe kuti. Chapell u shpreh se megjithese Karaxhic eshte pas hekurave, besohet se ka lidhje mes rrjetit te tij te mbeshtetesve dhe atij te Mlladic.

Qellimi i operacionit ishte marrja e informacioneve, apo provave per lidhjen qe ekziston mes tyre.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›