E Martë, 3 Nëntor 2026

Trupat izraelite bastisin spitalin Nasser të Gazës

Forcat speciale izraelite kanë nisur një bastisje në spitalin kryesor në Gazën jugore. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se luftëtarët e Hamasit ishin fshehur brenda dhe se trupat e pengjeve izraelitë mund të jenë gjithashtu aty.

Një zëdhënës i Hamasit e mohoi këtë, duke e quajtur atë “gënjeshtër”. Pamjet tregojnë stafin mjekësor duke nxjerrë pacientët me barela përmes një korridori të mbushur me tym ose pluhur.

Në një video tjetër tregon njerëzit duke vendosur mobilje dhe sende të tjera pranë një dere, ndërsa një transmetues thotë në anglisht se forcat izraelite do të hyjnë.

Spitali Nasser, është një nga të paktët që ende funksionon në Gaza. Ai ka qenë skena e luftimeve intensive midis forcave izraelite dhe Hamasit për ditë të tëra.

Zëdhënësi i IDF-së, kundëradmirali Daniel Hagari tha se forcat po synonin të arrinin luftëtarët e Hamasit. Ushtria izraelite tha se kishte siguruar stafin e spitalit Nasser se pacientët dhe stafi nuk ishin të detyruar të largoheshin dhe se mjekët mund të vazhdonin të trajtonin pacientët e Gazës citon BBC.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›