E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Trupat vullnetarë rusë paralajmërojnë sulme të reja brenda Rusisë

Komandanti i një grupi paraushtrak rus që sulmoi këtë javë krahinën e Belgorodit në kufi me Ukrainën u shpreh se grupi i tij do të ndërmerrte sulme të tjera në territorin e Rusisë.

Denis Kapustin që u vetë identifikua si Kreu i trupave vullnetare ruse, foli për gazetarët në anën e Ukrainës, në  kufi me Rusinë, një ditë pasi Moska tha se kishte zmbrapsur sulmin në Belgorod.

Kievi ndërkohë është shprehur se sulmi ishte ndërmarrë nga qytetarë rusë. Dy grupe që veprojnë në Ukrainë dhe që janë kundër presidentit rus, Vladimir Putin, të quajtur trupat vullnetare ruse dhe liria e legjionit të Rusisë kanë marrë përsipër përgjegjësinë.

“Mendoj se do të na shihni sërish në anën ruse. Nuk mund të nxjerr se çfarë do të bëjmë apo ku, por kufiri është shumë i gjatë, dhe në të është një vend ku gjërat do të tensionohen”, u shpreh për gazetarët kreu i trupave vullnetare, Kapustin.

Gazetare: Elda Pepa

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›