E Enjte, 5 Nëntor 2026

Trupi diplomatik në Tiranë mesazhe urimi për Krishtlindjen popullit shqiptar

Përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë uruan të shtunën të gjithë të krishterët për festën e Krishtlindjes.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka uruar besimtarë e krishterë në këtë ditë të shënuar.

“Ambasada Amerikane iu uron besimtarëve gëzim e paqe” lexohet në urimin e ambasadës amerikane.

Përmes një mesazhi në gjuhën shqipe, edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim ka uruar Krishtlindjen.

“Gëzuar Krishtlindjen! Merry Christmas! Gëzimi dhe vullneti i mirë i Krishtlindjeve na ndriçoftë gjatë vitit të ri!”, shprehet Kim.
Gjithashtu edhe delegacioni i BE-së në Shqipëri ka uruar besimtarët shqiptarë.

“Delegacioni i BE-së ju uron Gëzuar Krishtlindjen për të gjithë besimtarët e krishterë në Shqipëri”, thekson delegacioni i BE-së.

Ambasada Britanike në Tiranë uroi sot të gjithë besimtarët “Gëzuar Krishtlindjet dhe Festat e fundvitit”.

Urime për festën e Krishtlindjes kanë bërë edhe ambasada të tjera të akredituara në Tiranë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›