Trupi i pajetë i gjetur buzë Lanës, policia sqaron ngjarjen: Ishte i dehur dhe u hodh në lumë

Një trup i pajetë është gjetur mesditën e sotme në lumin Lana, në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë. Sipas informacionit paraprak të Policisë, viktima është një shtetas rreth 60 vjeç, ende i paidentifikuar.
Ngjarja është konstatuar rreth orës 12:56. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se burri, në gjendje të dehur, është zhveshur dhe është hedhur në lumë, ku ka humbur jetën.Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprakNga të dhënat paraprake, dyshohet se ky shtetas, në gjendje të dehur, është zhveshur dhe është hedhur në Lanë, ku ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka humbur jetën dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.