E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tryeza e opozites me 9 nentor gati nisja e protestave Qamil Xhani

Koalicioni opozitar do te vendose per strategjine qe do te ndjeke per protestat dhe marredheniet me Parlamentin pas dates 8 nentor. Burime nga opozita thane dje per gazeten se takimi i aleateve per te percaktuar detajet e protestave dhe kerkesat e opozites do te zhvillohet ne daten 9 nentor. Ne kete menyre opozita do te shprehe qendrimin e saj edhe per nje sere ceshtjesh qe kane ndodhur kohet e fundit. Me 8 nentor do te merret vendimi i Keshillit te Ministrave te Bashkimit Evropian per liberalizimin e vizave. Vetem nje dite me pas pra me 9 nentor institucionet e Bashkimit Evropian do te japin mendimin dhe per hapjen e procedurave per statusin e vendit kandidat te Shqiperise per ne BE. Vec procesit te heqjes se vizave i cili tashme eshte konfirmuar nga zyrtare te ndryshem te BE-se opozita mendon se do te kete nje vendim negativ per statusin e vendit kandidat dhe pritet tia faturoje qeverise dhenien e nje mendimi jo pozitiv per statusin e vendit kandidat. Ky do te jete nje tjeter argument qe do te perdoret nga opozita per nisjen e protestave. Dhe pikerisht ne kete date eshte perzgjedhur dhe dita qe do te mblidhet tryeza e partive te opozites per te startuar me pas ne protesta ne te gjithe vendin sikurse ka paralajmeruar. Nga ana tjeter opozita do te konfirmoje dhe nje here qendrimin e saj per kushtet qe i ka vene mazhorances. Transparenca e zgjedhjeve korrupsioni dhe situata ekonomike ne vend do te jene ceshtjet kryesore ku do te fokusohet opozita. Pritet qe opozita te ashpersoje gjuhen e saj ndaj mazhorances duke qene se nuk eshte arritur ende nje marreveshje per transparencen e zgjedhjeve. Deklaratat e fundit te opozites per oferten qe i eshte bere mazhorances per hetimin e zgjedhjeve kane lene te kuptohet se do te ndiqet rruga e ashper ne perballjet politike. Tryeza e koalicionit opozitar do te vendose dhe per nje date te sakte per nisjen e protestave. Te paralajmeruara qe ne fillim te muajit tetor protestat u shtyne me argumentin se opozita nuk donte te demtonte imazhin e vendit gjate marrjes se liberalizimit te vizave. Nderkohe qe pas dhenies se verdiktit nga ana e BE-se pritet qe opozita te rinise dhe protestat e saj. Nisja e protestave i paraprin dhe fushates elektorale. Nje strategji qe sipas drejtuesve te PS-se do te sjelle me shume fryme opozitare ne vend dhe nje rezultat me te mire per zgjedhjet e ardhshme vendore. Ndersa PS-ja eshte me e rezervuar ne nisjen e protestave duke shpresuar ende arritjen e nje kompromisi jane perfaqesuesit e koalicionit dhe partive te tjera te opozites qe kane perserit me shume se nje here se elektorati duhet te behet gati per protesta ne te gjithe vendin.
Q.Xhani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›