E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tryeza mbi toponimet shqiptare, Universiteti dhe Akademia e Shkencave sjellin “Thirre vendin tënd”

Në ambientet e Bibliotekës së Fakultetit të Edukimit dhe të Filologjisë në Universitetin “Fan S. Noli”, u zhvillua një tryezë e rrumbullakët diskutimesh mbi toponiminë shqiptare e quajtur “Thirre vendin tënd”.

Aktiviteti u organizua nga Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë në bashkëpunim me Institutin e Antropologjisë dhe Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

“Është një projekt i cili synon të mbledhë të gjitha emrat e vendeve, jo thjesht emra të thata se ashtu kemi 250 mijë skeda, që për mua janë memece sikurse janë në arkiva. Por është një punë e mrekullueshme që është bërë dikur, por ta bëjmë rrugëtimin tonë mbrapsht nga jeta tek emri i vendit sepse nga përvoja është që: Nëse nisësh nga mënyra se si ka jetuar një vend, pasi është jeta dhe përvoja e banorëve ajo që i ka dhënë emrave vendeve, toponimi është shumë më i plotë dhe shumë më i lexueshëm se ndryshe është hermetik., tha studiuesja Ledi Shamku.

Pedagogë, studentë dhe mësues nga qarku i Korçës u ftuan të marrin pjesë dhe të kontribuojnë në këtë nismë me rëndësi të veçantë për identitetin kombëtar.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›