E Diel, 1 Nëntor 2026

Tryezë e lartë për drejtësinë në Tiranë: ambasadorët, Van Horn dhe Gonzato diskutojnë reformat

Ambasadorë të huaj në Tiranë zhvilluan një takim pune me krerët e lartë të institucioneve të drejtësisë.

Tryeza u organizua nga ambasadori i Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Shqipëri, Reinout VOS, dhe pjesëmarrës ishin Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani, kreu i Këshillit të Lartë Gjyqësor Ilir Rusi dhe kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë Mirela Bogdani.

Në takim morën pjesë dhe ambasadori i delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, E ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-ve Nancy VanHorn, ambasadori i Italisë Marco Alberti, ambasadorja e Austrisë Monika Zach, diplomatë të ambasadës së Francës dhe të Gjermanisë në Shqipëri.

Ambasadori holandez Vos ka postuar një foto nga takimi në rrjetin X, duke zbuluar edhe përmbajtjen e diskutimeve mes krerëve të drejtësisë dhe diplomatëve të pranishëm.

“Ne organizuam një mëngjes pune me institucionet e drejtësisë në Shqipëri (ILD, KLP KLGj) dhe partnerët diplomatikë. Roli i institucioneve të pavarura është thelbësor për avancimin e integrimit në BE, përmes zbatimit të reformave, garantimit të pavarësisë dhe forcimit të llogaridhënies”, shkruan ambasadori Vos.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›