E Diel, 1 Nëntor 2026

Tsunami, qeni që shpëtoi jetë pas tërmeteve në Venezuelë, nderohet me statujë

VENEZUELË, 20 shtator, ATSH/ Tsunami, qeni i racës Border Collie që mori pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit pas tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën më 24 qershor, është nderuar me një statujë në qytetin e Maracaibos.

Statuja u zbulua në parkun “Vereda del Lago”, në një ceremoni ku Tsunami ishte i pranishëm së bashku me trajnerin e tij, Jorge Beens. Qeni u nderua gjithashtu me “Medaljen e Trimërisë” nga shërbimi zjarrfikës i Maracaibos.

Tsunami mori pjesë në kërkimet në zonat e prekura nga tërmetet, veçanërisht në La Guaira, duke ndihmuar ekipet të lokalizonin njerëz nën rrënoja. Burime të ndryshme raportojnë se ai ndihmoi në gjetjen e dhjetëra personave. 

Emri i qenit, tashmë i lidhur me operacionet e shpëtimit, mori një kuptim simbolik pas katastrofës që goditi vendin, ndërsa ceremonia në Maracaibo u shndërrua në një homazh për qentë e kërkim-shpëtimit dhe ekipet që morën pjesë në operacionet pas tërmeteve. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›