E Diel, 1 Nëntor 2026

Tuba Büyüküstün thyen heshtjen për rivalitetin me Beren Saat: Gratë paraqiten gjithmonë si rivale –

Aktoret e njohura turke Tuba Büyüküstün dhe Beren Saat prej vitesh janë përfolur si rivale por një deklaratë e re e aktores Tuba duket se i dha fund këtyre spekulimeve.

Büyüküstün e njohur edhe për publikun shqiptar nga seriali ‘Diamante dhe Dashuri’ ka reaguar së fundmi duke pohuar se gratë paraqiten gjithmonë si rivale me njëra-tjetrën ndërsa shtoi se të dyja nuk kanë komunikuar ndonjëherë për këtë histori e krijuar me qëllim për të tërhequr vëmendje.

Nga ana tjetër deklarata e aktores riktheu përsëri rivalitetin e përfolur mes dy aktoreve ku Büyüküstün theksoi edhe një herë rëndësinë e solidaritetit mes grave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›