E Diel, 1 Nëntor 2026

Tuberkulozi dhe mnyrat e trajtimit

C'eshte?
Turbekulozi eshte nje semundje infektive qe prek vecanerisht mushkerite,por edhe organe te tjera si:kockat dhe artikulacionet,nyjet limfatike,trurin dhe palcen kurrizore,syrin,lekuren etj.
Aktualisht turbekulozi eshte problem i madh i shendetit, me rreth 8 milion njerez qe infektohen, dhe rreth 2-3 milon njerez qe vdesin cdo vit nga kjo semundje.
Kur kjo semundje kurohet rregullisht ajo eshte plotesisht e sherueshme/

infektimi ?
Semudja transmetohet kryesisht me ane te ajrit kur i semuri me turbekuloz kollitet,teshtitet ose gjate frymemarrjes. Gjithashtu semundja perhapet dhe me rruge digjestive si p.sh nga perdorimi i qumeshtit te lopes te semure me turbekuloz.

Ke prek semundja e turbekulozit?
-Personat qe banojne dhe kane kontakt te afert me te semure me turbekuloz
-Femijet qe kane kontakt me te semuret me turbekuloz
-Persona qe vuajne nga semundje si diabet,ulcer stomaku dhe disa semundje te tjera kronike,te cilat ulin rezistencen e organizmit te njeriut ndaj mikrobit te turbekulozit.
-ALKOLISTET DHE DUHANXHINJTE.
-Kushdo mund te semuret nga turekulozi sepse mikrobi merret kryesisht nepermjet ajrit.
-TB nuk eshte semundje e trashegueshme.

Shenjat
-Kolla,vecanerisht kola qe zgjat me shume se tre jave.
-temperature,zakonisht jo e larte 37-38 grade C.
-Djersitje,vecanerisht naten.
-Humbje oreksi.
-Dhimbje gjoksi.
-Renie ne peshe.
-Ne raste me te avancuara te semundjes kolla eshte me gelbaze me rrema gjaku.

Mbrojtja?
Mjekimi i mire i te semurit me turbekuloz eshte mbrojtja me e mire prej tij.
N.q.s. i semuri ka shenjat e permendura me lart duhet te vizitohet menjehere tek mjeku.
N.q.s. ka njeri te semure ne familje apo ne vendin e punes me turbekuloz duhet te konsultoheni menjehere me mjekun.
Femijet deri ne 10 vjec qe jane ne kontakt me te semure me turbekuloz duhet te kontrollohen ne dispanserine e semundjeve te mushkerive.

Mjekimi
Mjekimi duhet te behet nen kujdesin e mjekut pneumolog.
Mjekimi zgjat te pakten 6 muaj.
N.q.s mjekimi nderpritet para 6 muajsh semundja e turbekulozit mund te behet kronike ose dhe e pasherueshme.
Turbekuloz eshte semundje e sherueshme dhe nuk le asnje pasoje n.q.s mjekohet mire.
Mjekimi i turbekulozit eshte falas dhe merret ne dispanserite e semundjeve te mushkerive

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›