E Diel, 1 Nëntor 2026

Tubimi i PD-së, juristi: Jam pro protestave, por jo pro zhurmave!

Për të tretën herë, Partia Demokratike dhe aleatët e saj zhvilluan protestën kombëtare kundër qeverisë.

Të mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, me pankarta në duar, tubuesit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa hodhën akuza ndaj Belinda Ballukut.

Pedagogu dhe juristi Ilir Aliaj tha se është shumë pro protestave, sepse, sipas tij, i shërbejnë demokracisë.

Por, i ftuar në studion e Quo Vadis, Aliaj u shpreh se PD bën zhurmë, por jo protestë. Ai nënvizoi se Edi Rama nuk bie nga pushteti me këto protesta.

“Unë jam pro protestave, por jo pro zhurmave. PD i bën zhurmat pasi flet lideri i vet. Cili është problemi? Problemi është që Rama nuk bie me protesta”, tha ndër të tjera Aliaj.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›