E Diel, 1 Nëntor 2026

Tuchel grumbullon Bellingahm për ndeshjet me Serbinë dhe Shqipërinë, mesfushori “në provë” për një vend në Botërorin e 2026-ës

Për Serbinë dhe Shqipërinë nuk vijnë lajme të mira nga Anglia pasi komisari teknik i “Tre luanëve” ka vendosur për të grumbulluar Jude Bellingham, për të cilin dy ndeshjet e fundit të Eliminatoreve do të jenë një “provë”.

Siç dihet mes Thomas Tuchel dhe mesfushorit të Real-it marrëdhënia nuk ka qenë aspak pozitive. Trajneri gjerman, i bezdisur nga sjellja e lojtarit në fushë, vendosi të mos e grumbullonte atë për ndeshjet e tetorit.

Ndërsa tani, i shtyrë edhe nga opioni publik dhe mediet, Tuchel ka ndryshuar qëndrim duke listuar mesfushorin mes lojtarëve, të cilët do të zhvillojnë ndeshjet e fundit të Eliminatoreve të Botërorit 2026.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›