E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tufa drejt pafajesise


I pandehuri Lavdërim Tufa nën akuzë për vrasje të trefishtë mes të cilëve edhe Fatmir Rama apo Miri i Xhikes, rikthehet në sallën e gjyqit për të ndjekur një nga seancat më delikate që ndoshta do ta shpëtojnë ata nga shpallja fajtor.

Mes eksperteve gjenetiste, katër specialiste te kryesuar nga Grigor Zoraqi, drejtues i qendres se kerkimeve gjenetike, i rideklaruan gjykates konkluzionet e tyre mbi ADN-në e Lavderim Tufes. Referuar ADN-së se kryer ne vitit 2003 ne Itali, ku nje specialist italian thote se ADN-ja e Tufes ka perputhshmeri 90 perqind, profesori i lendes gjenetike Vahe Mokini i tha gjykates se ne Europe perputhshmeria per te akuzuar nje person eshte ne kufirin e 99, 97 perqind, ndersa FBI, - tha profesori,- e ka kufirin ne masen 99, 99 perqind.

Ekspertet ishin ne nje ze kur deklaruan se mbi keto analiza te kryera ne te vetmen prove te prokurorise, nje fije floku te gjetur pas ngjarjes se kartodromit dhe ADN-së së Tufes, i pandehuri perjashtohet kategorikisht sepse, sic u argumentua ne gjykate, nuk ka profil gjenetik te plote ne kete rast. Ne vijim te detyrave te lena nga Gjykata e Larte, kur prishi vendimet e gjyqesorit dhe ktheu ceshtjen per rigjykim dhe qe i kerkonte Gjykates se Shkalles se pare te bente analizat e profileve te tre familjareve te Tufes nese ndodheshin gjurme te tyre ne gjurmet e gjakut dhe pershtymes se gjetur asokohe ne vendngjarje, ekspertet deklaruan se nuk kishte asnje gjurme. Procesi u shty per ne 14 shtator per t'i dhene kohe prokurorit te depozitoje prova te tjera.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Peshkopi, burg pa afat vrasësit të bashkëshortes
Gjykata e Shkalles se parë në Peshkopi dha masën e arrestit burg pa afat për shtetasin Bajram Muca 76 vjec, i  cili akuzohet se ka qëlluar me thikë duke i shkaktuar vdekjen bashkëshortes së tij 70-vjecare.
Ekstradimi i Almir Rapos
Gjatë proçesit për ish punonjësin e Ministrisë së Jashtme, Almir Rrapo me objekt ekstradimin e tij drejt SHBA-së, Prokuroria i kërkoi gjykatëses Antonela Prendi që ta vlerësojë të ligjshëm ekstradimin e tij, edhe pse tashmë 28 vjeçari ndodhet prej muajsh në Amerikë dhe i është nënshtruar gjyqit penal. Prokuroria verifikon Wikileaks
Prokuroria e Përgjithshme ka sqaruar përmes një deklarate, duke iu referuar disa informacioneve të publikuara në disa media te shkruara, se nga ana e saj nuk është ngritur grup i posaçëm hetimor lidhur me kabllogramet e dhëna nëpërmjet Wikileaks e të pasqyruara në media. Itali, tragjedi në familjen shqiptare
Një tragjedi ka përfshirë një familje shqiptare në Itali ku burri ka vrarë gruan e më pas është vetëvarur. Mbeten pa emër viktimat e varrit masiv
Pavaresisht se pati deklarime dhe angazhim të të gjitha strukturave për identifikimin e 13 skeleteve të zbuluara në një vendvarrim masiv në Malin e Dajtit në Tirane, ata vazhdojnë të mbeten pa emër, edhe pas dy vitesh.

Lajmet kryesore

Rritja e moshës së pensionit, e pjesshme
Kepi: Të diferencohen profesionet
Bogdanovic: Ditë të vështira për serbët në veri
Arvizu: Përpjekje mbarëkombëtare kundër korrupsionit
Aksident rrugor në Lushnjë, një i vdekur

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›