E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tumoret, trajtim me pajisje lazeri

Lorina Mixha

Marrëveshja, kredi 2 milionë euro për radioterapinë 

Pacientët me sëmundje të vështira do të realizojnë trajtimin me radioterapi me pajisje të avancuara. Zëvendësimi i pajisjeve të vjetra, siç është aparatura e kobaltit brenda 9 muajve pritet të zëvendësohet me akselerator linear, pajisje e përdorur masivisht për trajtimin e tumoreve në vendet me sistem shëndetësor të konsoliduar. Dje është nënshkruhet marrëveshja e kredisë për eksport për projektin mbarëkombëtar të radioterapisë. Kjo marrëveshje u firmos nga ministri i Financave, Ridvan Bode, dhe përfaqësuesi i UniCredit Bank Austria AG, Gerd Rose.

Projekti mbarëkombëtar i radioterapisë financohet nga qeveria austriake në kuadër të marrëveshjes dypalëshe të bashkëpunimit financiar, të nënshkruar më 7 dhjetor 2010.

Objektivi i projektit është shndërrimi i shërbimit të onkologjisë në një qendër kompetence të një mjekimi real, shkencor dhe të parametrave bashkëkohorë mbështetur në direktivat e fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për programet kombëtare të kontrollit të kancerit.

Nëpërmjet projektit do të përfitohet akseleratori, shoqëruar me CT-scaner me lazer, injator kontrasti, si dhe dy printerë.

Interesi i kredisë prej 2 milionë eurosh do të jetë 0, ndërsa kohëzgjatja 15.5 vjet.

Tumoret, trajtim me pajisje lazeri burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›