E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tuna, vazhdon "me faqe të bardhë"

Pas eliminimt të Xhinës, një tjetër konkurrente nga ekipi i Tunës u largua nga "X Factor Albania".

Spektakli i njohur televiziv, dedikuar talenteve të muzikës, të dielën mbrëma solli në ''Showdown" Petron dhe Elisën, që pasoi me eliminimin e kësaj të fundit.

Pas spektaklit, mentorja e saj, Altuna Sejdiu, nuk ka kursyer fjalët e mira për të.
"Sonte humba konkurentën Elisa, një super talente. Para së gjithash një vajzë me këmbë n'tokë, me një talent të rallë, me një përceptim serioz ndaj punës që bën. Elisës i dëshiroj shumë fat edhe shumë maja të toplistave. Si një mentore edhe mikeshë e saj, do të jem gjithmonë pranë dhe në gadishmëri të ofroj mbështetjen time të pakursyer", ka shkruar Tuna në rrjete sociale.

Më tej, ajo ka shtuar: "Eliminimi i Elisës le të mbetet në ndërgjegjën e atyre që nuk e votuan! Javës tjetër me faqe të bardhë, në karrigën e njejtë". /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›