Tuneli i Kalimashit, rikthehet normaliteti
Tuneli verior Thirrë-Kalimash pjesë e Rrugës Durrës-Kukës është hapur përsëri duke ju rikthyer normalitetit pasi punimet elektromagnetike kanë përfunduar. Sipas të dhënave gjatë ditës në këtë aks kalojnë rreth 5 mijë makina të tonazheve të ndryshme.
Pas katër ditësh ndërprerje të qarkullimit në tunelit Thirrë-Kalimash normaliteti është kthyer përsëri. Punimet për përforcimin e armaturave dhe të vendosjes së ndriçimit janë duke përfunduar. Për ditët në vazhdim tuneli do të funksionojë me kohë të pjesshme nga ora 07.00 deri në orën 23.00 të mbrëmjes duke qenë se pas kësaj ore do të kryhen punime në tunelin paralel.
Çdo ditë në këtë tunel kalojnë me mijëra makina. Vetëm për tre orë ai është përshkuar nga 1500 automjete. Pjesa më e madhe janë nga Kosova dhe vijnë për të kaluar fundjavën në plazhet e Durrësit, ato të Vlorës por edhe për të vizituar Tiranën.
Për kosovarët, udhëtarët më të rregullt të rrugës Durrës-Kukës ose e quajtur ndryshe si Rruga e Shqiptarëve përfundimi i këtij aksi është një ëndërr e kthyer në realitet.
Gjatë gjithë kohës makinat shoqërohen nga tre automjete të sigurisë, të cilat ndërhyjnë në çdo moment nëse diçka nuk shkon mirë. Në të dy anët e galerive qendrojnë dhe forca të rendit për mbarëvajtjen e trafikut duke ndarë automjetet në katër korsi. Të parët gjithnje nisen makinat e vogla, më pas autobuzët dhe në fund kamionët duke bërë në këtë mënyrë më të sigurtë tunelin.
Në tunelin jugor, i cili është hapur në datën 30 qershor punimet janë duke ecur me ritme të shpejta. Me kameran tonë ne nuk patëm mundësinë të hynim, pasi galeria është ende në fazën e izolimit, por sipas drejtuesve të firmës Bektel Enka, ai është drejt përfundimit. Të dy tunelet janë të gjatë secili nga 5.6 kilometra të gjerë 13 metra dhe 10 metra të lartë. Të katër korsitë rrugës do të hapen në datën 1 shtator ditën e afatit zyrtar për përfundimit të punimeve.