Tunizi me shume se 270 emigrante te zhdukur
Nga 200-270 emigrantë rezultojnë të zhdukur në brigjet e Tunizisë, në
vijim të një defekti në barkën që po i transportonte drejt brigjeve
italiane.
Lajmin e ka bërë të ditur agjencia tuniziane e lajmeve “Tap”.
Rojet bregdetare në Tunizi kanë rekuperuar 570 emigrantë, por dyshohet se qindra të tjerë që kanë përfunduar në det në përpjekje për të lënë barkën, janë mbytur.