Tunizi presidenti urdheron policine Mos qelloni
Dy manifestues të tjerë janë qëlluar për vdekje në Tuniz në kohën kur presidenti Tunizian, Ben Ali në një fjalim televiziv urdhëroi policinë të mos qëllonte mbi protestuesi.
Presidenti Ben Ali premtoi gjithashtu lirinë e shtypit dhe të faqeve të internetit. Ky njoftim coi në delir mijëra të rinj në rrugët e vendit të cilët u shprehën se arritën synimin e tyre.
Prej disa ditësh Tunizia është përfshirë nga manifestimet e dhunshme të cilat janë shoqëruar me dhjetra viktima. Autoritetet zyrtare flasin për 21 viktima ndërkohë që organizatat humanitare ndërkombëtarë druhen se numri i viktimave është mbi 50.