E Martë, 3 Nëntor 2026

“Turf Moor” tabu për Fulhamin, Broja aktivizohet në të 74’

Fulham mori sot vetëm një pikë në fushën e Bërlit. Në sytë e 20.203 spektatorëve ekipi i ri i Armando Brojës nuk arrti që t’iu impononte vendasve edhe pse mbylli fraksionin e parë në avnatazh të dy golave. Palinja (17’) dhe Muniz (21’) i dhuruan avantazhin e dyfishtë miqve.

Trajneri i Fulham vendosi që të niste ndeshjen pa Brojën, i cili u aktivizua vetëm në minutën e 74’ të ndeshjes. Për shqiptarin bëhej fjalë për minutat e para me ekipin e tij të ri, i cili nuk mundi që të evitonte dy gola në pjesën e dytë. Fofana (71’ dhe 91’) ishte heroi i Bërnlit pasi me dy golat e tij i ekuilibroi shifrat në 2-2. Fulham nuk fiton në “Turf Moor” që prej 1951-it të largët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›