E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turi Contador Nuk mund te sulmoja Froome-n

Alberto Contador ka deklaruar pas etapës së nëntë të Turit të Francës se është i lumtur me punën e tij dhe të ekipit Saxo-Tinkoff.

“E rëndësishme është që u ndjemë mirë. U ndjemë shumë më mirë se në etapën e tetë”, theksoi çiklisti spanjoll. Rivali i tij për fitoren finale të Turit, Froome, tashmë ka marrë fanelën e verdhë të kryesuesit dhe Contador u shpreh se nuk ishte dita për ta sulmuar. “Kemi edhe shumë kilometra para nesh. Nuk ishte dita për ta sulmuar sepse kishim erën kundër. Froome mbeti i vetëm në krye pasi edhe Quintana nuk e sulmoi shumë. Tani duhet të rekuperoj forcat”, shtoi Contador. / Top ChannelTuri i Frances
Ciklizëm, Radioshack nuk rinovon me Schleck
Turi, Greipel: Luftuam shumë për këtë fitore
Turi, Contador: Falenderoj ekipin

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›