E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turi Froome Te ruajme energjite per Ventoux

Britaniku Chris Froome ka në mendjen e tij vetëm etapën e së dielës, etapë që përfundon në malin Ventoux, aty ku mund t’i rrezikohet seriozisht fanela e verdhë.

“Objektivi është të ruajmë forcat deri në malin Ventoux”, theksoi çiklisti i Sky pas përfundimit të etapës së 12, etapë që u mbyll me një sprint masiv që pa fitues Marcel Kittel. Froome u shpreh se po e pret me padurim ditën e dielë, ndërsa për kronometrin e Chorges deklaroi se “do të jetë më i ekuilibruar se ai i Mont-Saint-Michel. “Mendoj se do të ketë më pak diferenca sepse do të favorizojë çiklistët e maloreve”, tha kryesuesi aktual i Turit të Francës. / Top ChannelTuri i Frances
Turi, Contador pret Alpet
Turi, Kittel fiton etapën e 12
Turi, Valverde: Ishte test i vështirë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›