E Diel, 1 Nëntor 2026

Turi “Punët e Shqipërisë”, Edi Rama mbledh drejtuesit e qarqeve

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, zhvilloi këtë të enjte një mbledhje me drejtuesit e qarqeve.

Takimi, që zgjati rreth një orë, u përqendrua te turi “Punët për Shqipërinë”.

Gjatë diskutimeve u trajtuan prioritetet e qeverisë, organizimi i strukturave në qarqe, si edhe përshpejtimi i zbatimit të projekteve infrastrukturore dhe zhvillimore në mbarë vendin.

Kjo mbledhje është pjesë e një serie takimesh që synojnë koordinimin e punës në terren dhe analizimin e progresit të projekteve në nivel lokal.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›