E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turi i Frances Marsel Kitel fiton etapen e 12-te

Marsel Kitel ka fituar etapën e 12-të në Turin e Francës.
Çiklisti gjerman mundi në një garë të vendosur vetëm me fotofinish anglezin Mark Kavendish.
Ky është triumfi i tretë për 25 vjeçarin në këtë edicion të turneut më të rëndësishëm të çiklizmit botëror.
Edhe etapa e 12-të, e gjatë 218 kilometra dhe një nga më të preferuarat e çiklistëve të shpejtësisë nuk ndryshoi klasifikimin.
Britaniku Kris Frum mban fanellën e verdhë, duke qenë 3 minuta e 25 sekondash para spanjollit Valverde.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›