Turi i Topit vizite ne Kucove

Objekt nderimi i vizitës së presidentit Bamir Topi në Kucovë ishte inxhinieri polak Stanisllav Zuber. Profesor Zuber kontribuoi në vendin tonë nga viti 1927 deri në vitin 1947.
Përvec studimeve shumë të rëndësishme në fushën e gjeologjisë, ai zbuloi vendburimet e naftës dhe të gazit në Kuvovë dhe Patos.
Në këtë monografi profesor Arqile Teta e cilëson atë si babain e gjeologjisë shqiptare. Në vitin 1947 Stanisllav Zuber u ekzekutua nga regjimi komunist dhe vepra e tij u la në heshtje.
Presidenti Topi zgjodhi ta nderojë pikërisht në Kucovë, qytetin naftëtar ku inxhinieri polak punoi, duke i dorëzuar Gjatë javës do të kem një axhendë shumë të ngarkuar në vijim të axhendës integruese për Shqipërinë, të cilën besoj se duhet ta kenë të gjitha institucionet
Bamir Topi
President i Republikës ambasadores polake Urdhërin "Nënë Tereza" për inxhinier Stanislav Zuber.
“Jo rastësisht u zgjodh që për profesor Stanisllav Zuberin të jepet medalja “Nënë Tereza”, për ta vlerësuar atë si shkencëtar, por edhe si njeri me vlera humane. Fakti që profesor Zuberi kthehet sot mes jush, në qendrën e këtij qyteti, tregon se ky qytet, ky vend ka memorie”, deklaroi Topi.
Duke iu përkushtuar tërësisht kësaj axhende, presidenti i Republikës refuzoi cdo koment politik. Ai iu përgjigj në një mënyrë presidenciale, një pyetjeje në lidhje me debatin në distancë me kryeparlamentaren Topalli.
“Sot është ditë e hënë. Presidenti ka filluar një veprimtari intensive që i takon javës dhe ju siguroj që gjatë javës do të kem një axhendë shumë të ngarkuar, e cila vijon nga detyrimet institucionale të Presidentit, por edhe në vijim të asaj axhende integruese për Shqipërinë, të cilën besoj se duhen ta kenë të gjitha institucionet”, nënvizoi Topi.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Grupi i PS: Jo ligjit të mbeturinave
Mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, e zhvilluar këtë herë me dyer të mbyllura, mësohet se ka patur fokus të vecantë tek ligji i mbetjeve, i kthyer në Kuvend nga presidenti Topi. PS, kërkesë Topallit: Masa për Berishën
Deputetët socialistë të Tiranës i kërkojnë kryetares së Kuvendit marrjen e masës disiplinore ndaj kryeministrit Sali Berisha, duke e perjashtuar nga pjesëmarrja në seancat plenare për 15 ditë, pas fyerjeve dhe kërcënimeve që Berisha bëri ndaj deputetit, Sajmir Tahiri. Berisha: Të bëjmë reformën zgjedhore
Kryeministri Sali Berisha sërish ka ftuar kreun e opozitës Edi Rama, që në vend të paketës me 10 pika, të propozuara prej tij, të diskutojne dhe të bien dakort për reformën zgjedhore dhe reformimin e rregullores së kuvendit sipas standardeve të Parlamentit Europian, pasi cështjet e tjera, sipas kryeministrit janë të zgjidhura me Kushtetuten e vendit. Sequi: Preferoj gjuhën e BE-së
Nga qyteti Shkodrës, aty ku vijoi përplasja e deklaratave mes drejtuesve të lartë të institucioneve shtetërore si Presidenca dhe Kuvendi i Shqipërise, ambasadori i Bashkimit Europian Ettore Sequi ju ka kujtuar politikaneve shqiptare se ai preferon gjuhen e Bashkimit Europian. Sherr dialektor apo elektoral?!
Skender Minxhozi - Duket si një film i parë dhe i stërparë. Jozefina Topalli që sulmon Bamir Topin. Njëri ndër ritualet e përsëritura të politikës shqiptare, të viteve të fundit.
Lajmet kryesore
“Meta-Prifti”, videoja u kalon ekspertëve
Prokurorët, “dritë jeshile” pas hezitimit
Fillon pretenca për Gërdecin
Shqiperia që po zvogëlohet
Grupi i PS: Jo ligjit të mbeturinave