E Hënë, 2 Nëntor 2026

Turi me diasporën, kryeministri Rama sot takim me shqiptarët e Londrës

Kryeministri Edi Rama në vijim të turit të bashkëbisedimit me diasporën do të zhvillojë ditën e sotme (24 nëntor) një takim me shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Britaninë e Madhe.

Kreu i qeverisë do të takohet në Londër në sallën “Cooper Box Arena”, me shqiptarët e diasporës, një sallë e cila ka një kapacitet prej 8 mijë vendesh.

“Mirëmëngjes dhe me kënaqësinë e takimit të sotëm kuqezi me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Ndërkohë po vetë kreu i qeverisë ka publikuar mbrëmjen e djeshme pamje nga salla ku do të mbahtet takimi ndërsa shkruan se çdo gjë është gati.

 “Gati shqipe, ready to go! Mirëutakofshim nesër”, u shpreh ai.

Rama theksoi se takimi me emigrantët në Londër është rruga drejt Shqipërisë 2030.

“Radha e takimit me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030. Londër, e diel 24 nëntor, ora 12:00″, shkruan Rama.

Për herë të parë në zgjedhjet 2025 i është i hapur rruga edhe votës së emigrantëve. Më herët, kryeministri Rama ka zhvilluar takime me shqiptarët në Selanik e Athinë, në Itali si edhe në SHBA. /vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›