E Enjte, 5 Nëntor 2026

Turi në Ballkanin Perëndimor, Von der Leyen: Shkupi të miratojë ndryshimet kushtetuese

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, i ka bërë thirrje të enjten Maqedonisë së Veriut t’i kalojë ndryshimet kushtetuese për ta përmbushur njërin prej detyrimeve vendimtare në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Von der Leyen gjatë një vizitë në Shkup, këtë të enjte u takua me kryeministrin maqedonas, Hristijan Mickoski. Vizita e Presidentes së KE vjen si pjesë e turneut të saj në Ballkanin Perëndimor, ku  përsëriti se zgjerimi i BE-së mbetet një nga prioritetet kryesore të saj.

“Pothuajse jemi aty. Shpresoj se me dialog të përbashkët, të gjitha forcat politike në vend do të bashkohen dhe do t’i ndërmarrin hapat e nevojshëm vendimtarë për përparim. Jam e bindur se mund t’i kapërcejmë barrierat të cilat ekzistojnë”, tha Von der Leyen të enjten në një konferencë shtypi së bashku me Mickoskin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›