E Enjte, 5 Nëntor 2026

Turistët britanikë çelin sezonin e kroçierave në Portin e Durrësit, reagon kryeministri Rama

Çelet zyrtarisht sezoni i kroçierave në Portin e Durrësit. Janë turistët britanikë që kanë mbërritur mëngjesin e sotëm për të vizituar qytetin bregdetar dhe sitet turistike në Tiranë, Krujë e zonat përreth. Lajmin e jep kryeministri Edi Rama.

“Këtë të diel mirëpritëm vizitorët e parë të cilët zyrtarizojnë edhe nisjen e këtij sezoni turistik me kroçiera, ku 50 turistë britanikë kanë mbërritur mëngjesin e sotëm me kroçierën “Monet” për të vizituar Durrësin dhe sitet turistike të Tiranës, Krujës e zonave përreth, si ogur i mirë për këtë vit turistik ku Shqipëria po vizitohet nga të gjitha anët e në të gjitha format”, shkruan Rama.

Sipas të dhënave nga kreu i qeverisë, në tre muajt e parë të këtij viti në vendin  tonë kanë ardhur rreth 20 mijë turistë britanikë.

“Rreth 20 mijë turistë britanikë kemi mirëpritur në tre muajt e parë të këtij viti, duke u bërë një prej tregjeve me rritjen më të shpejtë të flukseve turistike për Shqipërinë”, shkruan Rama.

/a.r

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›