Turizëm pa guida, turistët vendas e të huaj përdorin broshurat për informacione

Modeli i turizmit që është ndeshur këtë sezon veror është marrja informacionit nëpërmjet broshurava në gjuhë të huaj.
Pikërisht, këto broshura të shpërndara nga Manastiri i Ardenicës për guidat turistike, kanë tërhequr turistë të shumtë italianë, spanjollë, francezë e deri nga Australia e largët.
Disa prej tyre i ndeshëm në këtë manastir, i cili vizitohet jo vetëm për historinë e tij, por edhe për pikturat murale apo gurët e lashtë me të cilët është e shtruar rruga dhe ndërtuar muret e larta.
“Unë vij këtu nga Australia. Kam ardhur këtu për pushime. Manastiri është i mrekullueshëm. Mora informacion për të nga një broshurë . Ishte e vështirë për të ardhur deri këtu, por ia vlente gjithë rruga. Manastiri është shumë i bukur. Na dhanë një broshurë që ta lexonim. Aty ka punime interesante të gurit. Kam marrë informacione edhe më herët përpara se të vija këtu, pasi unë jam piktor dhe erdha të shoh pikturat”, tha turisti.
“Manastiri ishte shumë i bukur, do doja më tepër informacione në italisht për të kuptuar çfarë ka ndodhur këtu. Kam dëshirë të vizitoj edhe Beratin.
“Për të ardhur deri tek Manastiri përshkruam rrugën nga Vlora drejt Beratit e pastaj ndaluam këtu. Më duhet të them se ky vend qenka i magjishëm dhe na la me gojë hapur kur hymë brenda tij”.
“Ne kemi ardhur me guide turistike që na dha shumë informacion, por nëpërmjet leximit të broshurës përfituam akoma më shumë që të vinim këtu” .
Manastiri Ardenicës është i vizitueshëm nga turistët për gjatë gjithë vitit, por këtë sezon veror numri i tyre është dyfishuar. Ndalesat e turisteve të huaj kryhen si pjesë e vizitave të përfshira edhe nga Berati, Vlora, Apollonia dhe ndalesa e fundit është Ardenica.
Gazetare: Megi Mëhilli
/RTSH/