E Hënë, 2 Nëntor 2026

Turizmi, IKMT ndërhyn në 80 pika problematike në Dhërmi

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit së bashku me strukturat e Bashkisë se Himarës kanë nisur ndërhyrje ndaj veprimeve të paligjshme dhe abuzuese në mjedis në zonën turistike të Dhërmiut.

Operacioni është në fazën e parë dhe po hiqen rrethimet, barrierrat, struktura të ndryshme, apo pika grumbullimi mbetjesh.

Të gjitha këto përveç banorëve, cenojnë rëndë edhe mbarëvajtje. E sezonit turistik, imazhin e zonës, si dhe të ardhurat e bisneseve familjare e më tej. Deri tani IKMT ka ndërhyrë në 80 pika të tilla problematike. Sipas planit, aksioni do të vijojë edhe në zona të tjera turistike.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›