Turizmi, Saranda bën llogaritë/ Operatorët turistikë: Sezoni shkoi mirë, zgjati më shumë

Sezoni turistik është drejt fundit, ndërsa në Sarandë kanë nisur të bëhen bilancet.
Megjithëse pritshmëritë ishin më të larta për korrikun, operatorët turistikë vlerësojnë në total i gjithë sezoni ka shkuar mirë.
” Nese maksimumi do te vleresohej me noten 10, ky sezon merr 9 me plote goje.” Se cfare nuk shkoj e kemi permendur edhe me pare, kerkon analize ne hollesi dhe na ngelet ta diskutojme ne dimer. Caloi dicka rreth mesit te sezonit kur ne ishim pergatitur per nje dinanike ndryshe se muajt e tjere te veres, megjithate ne e beme korigjimin tone ne kohe, ne vendin e duhur, u organizuam me mire, u pergjigjem me mire kerkesave te klienteve. Klientet duket se ishin informuar per cdo ndryshim, dhe mendoj se sezoni ishte ne total me nota pozitive.”
Industrinë e turizmit në Sarandë e ndihmoi këtë vit zgjatja e sezonit, që ka misur në muajin maj dhe ende nuk është mbyllur plotësisht në këtë fillim nëntori.
“Shëtitorja e qytetit ka ende prezence turistike qe tregon zgjatje sezoni, nuk jam ne gjendje te jap nje shifer, por ndryshe nga viti i kaluar, kemi klime ndyshe kete vit me tej zgjatje te sezonit.””
‘Pjesa e rritjes se çmimeve kaloi, u korigjua dhe fakti qe nuk u diskutua me ne rrjete sociale, ne opinion, apo ne feedbackun e turisteve do te thote qe ne korrigjuam gabimin dhe i qendruam korrekt edhe ne vazhdimesi per muajt shtator e tetor.”
Të favorizuar edhe moti i mirë turistët e huaj nuk po i ndahen qytetit bregdetar.
“Jam nga gjermania. Ishim ne Korfuz dhe pame qe ishim kaq afer me Shqiperine dhe erdhem. Tani erdhem ne kete kohe fund sezoni sepse moti eshte i mire, nuk ka shume njerez dhe çmimet jane të mira. Ishte nje eksperience kaq e bukur saqe po mendojme te vijme serish ne sezon vitin tjeter dhe te rrime me gjate.”
Për vitin e ardhshëm sipas kreut të shoqatës së operatorëve turistikë, nevojiten korrigjime për të plotësuar të gjitha pritshmëritë./abcnews.al