Turizmi dhe zhvillimi ekonomik/ Dervishej: Duhet një agjenci e mirëfilltë marketingu, kompleksiteti i turizmit është inteligjenca e tregut

Eksperti i turizmit Luan Dervishej, i ftuar në programin ‘Sheshi i Dollarit’ komentoi zhvillimet në sektorin e turizmit si një prej sektorëve më premtues dhe me perspektivë.
Sipas tij, duhet një agjenci e mirëfilltë marketingu për të krahasuar raportet dhe ecuritë. Dervishej u shpreh se kompleksiteti i turizmit ka nevojë për atë që është inteligjenca e tregut.
“Mbas një strategjie të turizmit duhet të kemi strategji marketingu. Duhet të kemi një agjenci të turizmit që të mbulojë problematikat, janë agjensi profesionale. Ato bëjnë analiza, bëjnë strategji, u jepet fondi. Faktikisht shumatorja bëhet duke marrë nga të gjitha tregjet. Destiancioni është i rëndësishëm për biznesin.
Kompleksiteti i turizmit ka nevojë për atë që është inteligjenca e tregut. Raporti mbi shpenzimet e turizmit dhe xhirot e turizmit, ka indikator se sa shpenzojnë për marktingut. Nëse diskutojmë për buxhetin e marketingut, në praktikë ky lloj buxheti ka qenë i vogël në bazë të përfitimeve.”
/ abcnews.al