E Hënë, 2 Nëntor 2026

Turizmi në Tropojë, sezoni veror pati rekord vizitorësh në Valbonë

Gjatë gjithë verës Tropoja, së bashku me atraksionet e saj turistike ka tërhequr një numër të lartë të vizitorëve të huaj, por edhe vendas tregon Arianit Imeraj, specialist i turizmit në Bashkinë Tropojë.

“Viti 2024 ka qenë një vit i suksesshëm. Pasi kemi pasur një bum vizitorësh vendas dhe të huaj“, tha Imeraj.

Ajo çfarë është më interesante, është se veriu i Shqipërisë vizitohet edhe në dimër. Valbona kur mbulohet me dëborë, vizitohet shumë nga të huajt kryesisht.

Majat e larta e natyra e bukur dhe lumenjtë, bëjnë që turistët të apasionohen pas Tropojës.

Imeraj tregon që me rritjen e numrit të vizitorëve janë shtuar dhe investimet në bujtina dhe shërbime të tjera plotësuese. Edhe bashkia merr të gjithë masat e nevojshme që turizmi të jetë elitar.

“Nga viti në vit rriten investimet në bujtina. Edhe Bashkia merr masa për pastrimit e rrugësve, sinjalistikat për të drejtuar turistët drejt destinaciove turistike”, tha ai.

Theksojmë që viteve të fundit turizmi malor sa vjen e rritet, e kjo  si rezultat i gadishmërisë dhe infrastrukturës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›