Turizmi në vështrimin e kreut të tij

Ndërsa sezoni turistik veror po shkon drejt pikut të tij, kanë filluar të analizohen treguesit e tij. Sondazhet tregojnë se jo vetëm ka një rritje të numrit të shqiptarëve që po planifikojnë dhe realizojnë pushimet e tyre duke e cuar numrin e tyre në rreth 49 për qind nga të cilët rreth 37 për qind mendojnë se do të pushojnë brenda vendeti dhe vetëm 5 për qind jashtë Shqipërisë, por ka edhe një fluks të madh të të huajve që janë berë pjesë e turizmit shqiptar.
Ministri i Turizmit Blendi Klosi, në një intervistë të posaçme për Radio Televizionin Shqiptar, hedh një vështrim mbi treguesit e deritanishëm të turizmit.
Pas dy viteve të vështirë, të tërmetit që preku kryesisht zonën bregdetare dhe asete tu turistike të saj dhe viteve të vështira të pandemisë, 2021 pritet të tregojë një tjetër panoramë të turizmit shqiptar. Ka optimizëm, por ka edhe tregues në rritje të akomodimit. Zyrtarë të turizmit saktësojnë se janë rreth 70 për qind të njësive të akomodimit të pronotuara, ndërsa më mbrapa paraqiten turet brenda vendit, që ende nuk kanë arritur treguesit e vitit më të mirë në Shqipëri, që ishte viti 2019.
Një kronikë të zgjeruar me arritjet dhe problemet në sektorin e turizmit do të mund ta ndiqni të plotë në RTSH 24.