“Turizmi po zgjerohet përtej sezonit veror”, Rama: Jemi pranë nisjes së resortit të parë të skive në Shqipëri

Në një komunikim live në Facebook, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjeve të disa komentuesve. I ndalur tek disa pyetje që lidhen me turizmin dhe infrastrukturën për trenat, Rama u shpreh se situata sot është shumë më ndryshe se ajo e viteve më parë.
Ai theksoi se sot turimi është zgjeruar përtej sezonit veror, ndërsa theksoi se së shpejti do të nisë edhe resorti i parë i skive në Shqipëri.
“Turizmi është duke u zgjeruar përtej sezonit veror. Sot nuk kemi ë turizmin korrik gusht. Por hotelet e bregdetit nisin që në prill dhe kanë turistë deri në tetor. Zgjerimi tregohet edhe nga shifrat e nëntorit, dhjetorit apo janarit kur kemi rritje të numrit, jo vetëm për arsye të plazhit, por edhe nga qytete ku ka shumë për të ofruar. Ka shumë akoma për të bërë dhe jemi shumë pranë nisjes së resortit të parë të skive në Shqipëri.”, tha Rama.
Ndërsa sa i përket infrastrukturës së hekurudhave, ai nënvizoi se kjo nuk mund të bëhej përpara disa projekteve më të rëndësishme, si dalja nga borxhet, duke shtuar se tashmë janë në sistem disa financime për projektim e hekurudhës Durrës Hani i Hotit, Durrës Pogradec…
“Përpara se të dilnim tek trenat duhet të dilnim nga borxhet e tmerrshme, nga pragu energjetik, duhet të dilnim nga zinxhiri i borxheve ndaj kompanive të infrastrukturës. Sot po së shpejti hekurudha Tiranë Durrës do të jetë funksionale. Janë procedura të gjata burokratike. Kemi në sistem edhe me financime edhe projektin hekurudhës Durrës Hani Hotit, Durrës Pogradec, etj… por është dashur kohë sepse nuk bëhen dot të gjitha njëherë”, tha më tej ai.
/abcnews.al/