E Martë, 3 Nëntor 2026

Turizmi rrit konsumin e karburantit

Në Shqipëri rritja e numrit të turistëve që po vizitojnë vendin ka shtuar edhe konsumimin e karburantit. 20 mijë tonë karburant më shumë se vjet Në 7 muaj, janë konsumuar 381,083 tonë me rritje rreth 20 mijë tonë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

“Trendi pozitiv i rritjes së konsumit të karburanteve po vijon edhe në muajin gusht, pasi edhe 7 mujor u mbyll me rezultate shumë të mira, por gushti bën specifikën e veçantë për shkak edhe të rritjes eksponenciale të turizmit në këtë periudhë shumë të nxehte vere. Besoj që ne do ta mbyllim vitin me një sasi rekord prej 700 mijë tonësh konsumi të karburanti për vitin 2024”, tha drejtori i përgjithshëm i doganave Gent Gazheli.

Aktualisht Drejtoria e Doganave, e Tatimeve dhe Policia e Shtetit po monitorojnë zinxhirin furnizues të karburanteve, që nga importi, depozitat në zonën e lirë doganore, shitjes me shumicë dhe shitjen në pikat e furnizimit me pakicë. Po ashtu po punohet me kryqëzimin e të dhënave mes sistemeve doganore dhe atyre tatimore, në mënyrë që të shmanget evazioni fiskal.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›