Turizmi rural në Lunxhëri, një ndër destinacionet më interesante për vizitorët

Në këto ditë të nxehta vera jo të gjithë i drejtohen zonave bregdetare. Ka edhe nga ata turist të cilët duan të njohin me bukuritë që ofrojnë zonat e Gjirokastrës. Lunxhëria, krahina që fsheh nën vete histori, kulture, natyrë dhe kulinari të pasur po kthehet në destinacion të shumë vizitorëve. Ne u ndalëm në një prej bujtinave të cilat në këtë zonë janë të shumta, takuam vizitor të cilët vinin për herë të parë në ketë krahinë.
“Na pëlqen shumë këtu, ka produkte fshati shumë të shijshme të shoqëruara me çaj mali të ftohtë. Sot është dita e 4 dhe po kënaqemi shumë”, u shpreh një turiste.
Prej një jave vizitorët nga Belgjika janë mysafirët e Shqipërisë të cilët thonë se ky vend është vërtetë për tu eksploruar dhe shijuar.
“Ndryshe nga Belgjika këtu është qetë gjithçka, natyra dhe qetësia po na shijon dhe po na relakson shumë. Njerëzit janë shumë mikpritës dhe të ngrohtë krahasuar me vendin tonë. Bëmë një tur me makinë dhe shëtitëm të gjitha vendet, më pas do të shkojmë dy ditë në plazh”, tha turisti.
Argoturizmi mbetet një ndër sektorët më të rëndësishëm për banorët e zonave rurale. Investimet infrastrukturore por edhe ato me iniciativat e komunitetit po bëjnë që e gjithë zona e Lunxhërisë të pres dhe të përcjell vizitor nga vendet e ndryshme të botës.
/RTSH/