E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Turma në protestë po përdoret për arsye të tjera”, Rama publikon mesazhin e të riut

TIRANË, 22 qershor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur t’i përgjigjet personalisht një komentuesi në rrjetet sociale, i cili shpreh shqetësimin për organizimin e protestave në vend.

Amarildo Kaçaniku i shkruan Kryeministrit se edhe pse nuk është një votues i tij dhe ka shumë kritika, uron që kjo protestë të ndalojë pa sjellë ndonjë destabilitet. Në mesazhin e tij drejtuar kryeministrit Rama, Kaçaniku shprehet se duket qartazi që turma po përdoret për arsye të tjera dhe jo për të mirën e vendit.

Ndërkohë kryeministri Rama zgjodhi ta telefononte vetë të riun për të biseduar lidhur me shqetësimin e tij. “Dhe e mora Amarildon t’ia jap sinjalin që kërkoi në fund të mesazhit të tij”, shkruan Rama, ndërsa ndan foton nga kjo bisedë.

Më poshtë reagimi në rrjetet sociale i Amarildo Kaçanikut:

“Përshendetje Z. Rama
Uroj që ky mesazh t’ju gjejë mirë nga një i ri i këtij vendi.
Po ju prezantohem, Amarildo Kaçaniku, armik i juaji (armik politik sigurisht).
Nuk ju kam votuar kurrë dhe kam në mendje 1 milion e 1 kritika për ju. Por, kjo protesta siç edhe ju e dini, ka marrë për kot dhe as mua njëjtë si ju s’po më pëlqen fare, pasi qartazi për një njeri që mundohet të kuptoj shkakun që e sjell pasojën, duket që turma po përdoret për arsye të tjera dhe jo për të mirën e Republikës tonë!

Shteti i së drejtës nuk bëhet në një ditë, as një muaj e as një vit, dhe këtë e di mirë pasi nga profesioni jam jurist.

Shpresoj që kjo idiotësi të ndaloj pa sjell ndonjë destabilitet, pasi e di fort mirë që historia ka treguar që ajo që shitet me zhurmë të madhe si shpëtim dhe shpresë me probabilitet të lartë sjell një të keqe më të madhe.

Nga ana tjetër shpresoj dhe uroj që ju ta kaloni këtë dallgë që po ju vjen nga jashtë!
Kur e gjitha kjo të mbarojë (këtu të dërgoj edhe urimet e mia që kjo situatë të mbarojë një orë e më parë), kujtoje “armikun” që mund ta bësh mik për të mirën e Shqipërisë,
Me respekt
Amarildo Kaçaniku

PS: Do të më bëhej qejfi t’më linit një sinjal që ky mesazh u lexua nga ju.

/m.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›