E Hënë, 2 Nëntor 2026

Turpërohet Manchester United, eliminohet nga Kupa e Ligës nga një skuadër modeste

Kriza e Manchester United nuk ka fund. “Djajtë e kuq” kanë pësuar mbrëmjen e djeshme një humbje turpëruese, që ka sjellë eliminimin nga Kupa e Ligës

Manchester United u eliminua në fazën e 1/16-ve të finales së turneut nga Grimsby Town, skuadër që militon në kategorinë e katërt në futbollin anglez.

Grimsby mbylli pjesën e parë në avantazh të 2 golave, por United arriti të barazojë falë golave ​​të Mbeumo dhe Maguire, duke çuar ndeshjen në shtesë. Ruleta e penalltive u buzëqeshi vendasve, që u kualifikuan pas 26 gjuajtjeve nga pika e bardhë (12-11).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›