E Enjte, 5 Nëntor 2026

Turqi/ 21-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat 3 ditë pas tërmetit

Një 21-vjeçar u shpëtua i gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shembur në Hatay  në Turqi,

Nxjerra e të riut u bë e mundur këtë të enjte, pas më shumë se tre ditësh qëndrimi nën gërmadha.

Menjëherë pas nxjerrjes, 21-vjeçari u dërgua në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Tërmeti shkatërrues goditi Turqinë dhe Sirinë në orët e para të mëngjesit të ditës së hënë.

Numri i viktimave në të dy vendet ka shkuar në më shumë se 19 mijë, ndërsa të lënduar janë rreth 70 mijë persona.

Dëmet materiale janë të pallogaritshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›