E Enjte, 5 Nëntor 2026

Turqi/ Kandidati i opozitës për president tërhiqet nga gara: Po e bëj për atdheun tim

Kandidati i opozitës për president të turqisë, Muharrem Ince, është tërhequr nga gara për zgjedhjet e së dielës.

Sipas mediave të huaja, kjo ka ngushtuar fushën e rivalëve ndaj presidentit aktual, Rexhep Tajip Erdogan.

Vendimi i tij ka sjellë një pasiguri në garë, se si do të votojnë mbështetësit e tij.

“Po tërhiqem nga gara. Unë po e bëj këtë për atdheun tim”, u tha ai gazetarëve, në një konferencë shtypi të enjten në Ankara.

Ince ishte një nga katër kandidatët. Por kundërshtari më i fortë i erdogan në këto zgjedhje konsiderohet kandidati opozitar, Kemal Kilicdaroglu.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›