Turqi, arrestohen 2 gazetarë
Dy gazetarë kanadezë, të televizionit CBC-TV News janë arrestuar nga policia në sheshin Taksim.
Sasa Petricic dhe Derek Stoffel janë arrestuar nga policia turke mbrëmjen e djeshme ndërsa ende nuk dihen motivet.
Gjatë orëve të fundit, shtypi shtetëror dhe disa eksponentë të partisë islamike AKP, të kryeministrit Erdogan, kishin kritikuar mbulimin e manifestimeve nga shtypi i huaj.
Ndërkohë Shtetet e Bashkuara kanë reguar sërish në lidhje me situatën në Turqi. Washingtoni ka kërkuar nga Ankaraja të respektojë liritë civile të qytetarëve të tyre.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Jennifer Psaki është shprehur se SHBA dënon të gjitha tentativat për të provokuar dhunë.
Nuk mund të ndëshkohen njerëzit, vetëm se thjesht kanë shprehur lirinë e tyre të të shprehurit, ka theksuar ai.
Ndërkohë policia turke ka vazhduar me hedhjen e gazit lotsjellës kundër manifestuesve anti-qeveritarë në Ankara pasi në qendër të kryeqytetit ishin mbledhur rreth 2 mijë persona.