E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi bombe kunder policise

Nje sulm kamikaz ka rikthyer hijen e terrorit ne qytetin me te madh te Turqise Stamboll.

Te pakten 15 vete mbeten te plagosur nga shperthimi qe ende nuk eshte marre persiper nga asnje grup.

Por BBC thote se dita e diele shenon fundin e armepushimit 2 mujor te rebeleve kurde.

Shenjestra e sulmit mund te kene qene forcat e sigurise te stacionuara ne sheshin qendror te qytetit. Ne mesin e te lenduarve jane edhe 9 agjente policie qe te gjithe ne gjendje kritike per jeten. 6 te tjeret jane civile.

Shperthimi ndodhi shume prane monumentit te pavaresise ne sheshin Taksim qe eshte gjithmone i mbushur plot me njerez. Duke qene se kjo pjese e tij eshte shpeshhere zone tubimesh aty jane vendosur edhe skuadra policore qe patrullojne rregullisht.

Dyshimet per atentatet rendojne sa mbi fraksionet separatiste kurde aq edhe mbi grupet e lidhura me Al Kaeden. Keta te fundit jane te vegjel ne Turqi por mjaft aktive.

Ishte nje i tille ne fakt pergjegjes per sulmin me bombe te 2003-shit ne ambasaden britanike ne Stamboll ku mbeten te vrare 28 vete.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›