Turqi dy shperthime ne Ankara 2 te plagosur

Dy persona janë plagosur nga dy shpërthime në Ministrinë e Drejtësisë dhe selinë e partisë qeveritare AK, në Turqi, sipas raportimeve.
Një raketë goditi katin e 7-të të ndërtesës së AK, ndërsa një bombë u hodh në Ministrinë e Drejtësisë, sipas mediave lokale.
Policia ka arrestuar 2 persona, por asnjë grup nuk ka marrë përsipër sulmet deri më tani.
Rebelët kurdë, grupet majtiste dhe militantët islamik kanë bombarduar disa objektiva në Turqi, gjatë së kaluarës.
Shpërthimet e fundit vijnë pas goditjes, që i dha policia një grupi të ndaluar marksist.
Gjithashtu, ato vijnë në prag të raportimeve për një marrëveshje mes qeverisë dhe liderit të rebelëve kurdë, të burgosur, Abdullah Ocalan.