E Diel, 1 Nëntor 2026

Turqi, humb ndjenjat Ministri i Jashtëm i Burkina Faso

Ministrit i Jashtëm i Burkina Fasos, Xhirbril Baselo ka humbur ndjenjat gjatë konferencës së mbrëmshme për shtyp në Ankara.

Ngjarja ka ndodhur kur Ministri i Punëve të Jashtme turk, Ahmet Davutoglu i përgjigjej pyetjeve të gazetarëve. Ministri turk, i cili vërejti i pari gjendjen shëndetësore të Basoles para se ta shikonin personat e sigurimit, i ofroi i pari ndihmë.

Diplomati nga Brukina Faso , e mori veten shpejt, megjithatë ai u dërgua në spital per ndihmën e shpejt, ku pas kontrollit, mjekët konstatuan se gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe nuk ka arsye për tu shqetësuar.

Humbja e ndjenjave te Ministrit afrikan ka ardhur si pasojë e rënies së sheqerit në gjak thanë mjekët. Ndërsa mediat turke transmetuan se edhe Ministri Davutologu bëri një aktinografi pasi u lëndua gjatë tentimit për të ndihmuar homologun e tij nga Burkina Faso.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›