E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi, lirohen pengjet e marrë në një traget

Forcat turke të sigurisë ndërhynë në tragetin e marrë peng mbrëmjen e së premtes në Gjirin e Izmitit në Detin Marmara, duke vrarë pengmarrësin dhe duke liruar 23 pasagjerët e tragetit.

Autoritetet njoftuan se nuk ka patur asnjë person të lënduar nga pasagjerët apo ekuipazhi i anijes. Pengmarrësi është identifikuar më pas si aktivist i partisë separatiste kurde, PKK.

Trageti mësohet se është marrë peng në brigjet very-lindore turke, në Detin e Zi, për t’u detyruar më pas të udhëtonte drejt Stambollit.

Nuk dihet se cili ka qenë objektivi i sulmit të pengmarrësit. Autoritetet pritet të japin informacione të tjera shtesë ditën e sotme.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›