Turqi, lirohet presidenti i Ankaragucku: goditi gjyqtarin Meler

Ish-presidenti i klubit turk Ankaragucku, Faruk Koca, i arrestuar dy javë më parë për sulmin ndaj arbitrit Halil Umut Meler pas ndeshjes Ankaragucku-Rizespor në Superligë, është liruar.
59-vjeçari, pronari i klubit kryeqytetas u dënua përgjithmonë nga Federata Turke e Futbollit pasi goditi me grusht arbitrin më 11 dhjetor, episod që çoi në pezullimin e përkohshëm të kampionatit turk.
Ankaragucku u dënua me pesë ndeshje që do të luhen me dyer të mbyllura dhe me 65 mijë euro gjobë.