Turqi me shume se 1000 siriane kalojne kufirin gjate 24 oreve
style=positionrelativez-index2>
Me shume se 1000 persona kane kaluar kufirin Siriano-Turk gjate 24 oreve te fundit. Lajmi behet publik nga agjencia shteterore e lajmeve turke Anatolian e cila nenvizon shpejtesine e madhe me te cilen popullsia siriane eshte duke e braktisur vendin e tyre. Kryeministri turk Erdogan ka deklaruar gjate dites se djeshme se Turqia nuk do te mbylle kufirin e saj me Sirine por do te vazhdoje ti beje thirrje qeverise se shtetit fqinj per ndalimin e dhunes ndaj civileve.