E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi, protestuesit përleshenme policinë, dhjetra të plagosur

ANKARA - Kryeqyteti turk ka hyrë në ditën e dytë të protestave pas përleshjeve mes policisë dhe demonstruesve, ku si pasojë kanë mbetur dhjetra vetë të plagosur.

“Qindra protestues janë mbledhur në sheshin “Taksim” në Stamboll për të mbrojtur “Gezi Park”, parkun e vetëm të lagjes dhe madje edhe të qytetit”,-thonë disa aktivistë.

Protestuesit janë në revoltë për të shpëtuar pemët, pasi qeveria ka vendosur të ndërtojë një qendër tregtare në të vetmen zonë të gjelbër të qytetit. Policia ka ndërhyrë kundër manifestuesve duke shkatërruar edhe tendat e vendosura në park prej tyre që prej disa ditësh.

Policia ka përdorur kundër aktivistëve gas lotësjellës në përpjekje për të liruar zonën që ishte bllokuar nga protestuesit. Ndërkohë, disa prej tyre janë plagosur, pasi u shemb një mur në të cilin po kacavirreshin për t’i shpëtuar gazit lotsjellës.

Gazeta turke “Hurriet”, raporton se në mesin e disa të plagosurve ndodhet dhe një gazetar dhe një fotoreporter. Ndërsa në kryeqytetin turk , Ankara, protestuesit u përpoqën të marshojnë drejt Parlamentit.

Disa kundërshtarë të kryeministrit Rexhep Taip Erdogan i cili përfaqëson Partinë islamiste AK, e akuzojnë qeverinë e tij si autoritare.

Redaksia Online
(l.c/b.y/shqiptarja.com)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›