E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi vertetoje qe je homoseksual

Ushtria turke e monitoron ne menyre strikte zbatimin e rekrutimit te pergjithshem. do turk duhet te sherbeje ne ushtri per nje periudhe midis 6 dhe 18 muajsh perjashtim nuk behet per askend. Ne kazerma shkojne per kontroll para mobilizimit qe prej aktoreve popullore te filmave dhe baballareve te familjeve te medha edhe njerez me te meta. Me perjashtim te homoseksualeve. Ushtria turke thote se homoseksualiteti eshte nje semundje serioze mendore.

fare sjellin perpjekjet per anetaresim ne BE

Homoseksualet detyrohen me te gjitha menyrat qe ti bindin doktoret e ushtrise se nuk jane simulante te cilet thjesht duan ti bejne bisht ushtrise. Sipas revistes gjermane Der Spiegel situata eshte tejet absurde. Sepse ky qendrim ndaj homoseksualeve eshte krejtesisht i papranueshem ne shekullin e 21-te dhe kjo ne nje vend qe kerkon te anetaresohet ne BE.

Qeveria myslimane-konservatore e kryeministrit Erdogan mund te perballet nga ky shkak me nje kerkese te pakendshme ne kete drejtim prej Brukselit. Kjo pasi madje edhe ministrja turke e Familjes Selma Aline Cavafy e mbrojti pozicionin e ushtarakeve se homoseksualiteti eshte nje semundje mendore. Dhe me kete ajo nuk eshte larg opinionit te shume turqve.

Me puder dhe fund

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Fotografi per vertetimin e orientimit seksual

Gazetari i revistes Der Spiegel Maximilian Pop tregon ne faqet e kesaj reviste historine e habitshme te nje homoseksuali turk. Kur e thirren per ne ushtri Adnani vrau mendjen si te vepronte. Po ta fshihte orientimin e tij seksual ekzistonte rreziku qe ta zbulonin te denonin e terrorizonin edhe ta perdhunonin. Po ta pranonte qe ishte homoseksual do te ishte shume e veshtire te gjente ndonjehere pune me shenimin ne librezen ushtarake devijime seksuale.

Adnani me ne fund ia pranoi komisionit se ishte homoseksual por qe prej ketij momenti nisen vuajtjet e tij. Fillimisht e derguan dy jave ne psikiatrine ushtarake ku u detyrua tu ekspozohej kontrolleve mjekesore poshteruese. Pastaj ai u detyrua te sillte fotografi per te provuar orientimin e tij seksual. Per kete ai u detyrua te fotografohej me partnerin e tij gjate aktit seksual dhe tia ofronte materialin konfirmues komisionit. Hapi i fundit ishte dalja serish para komisionit i shoqeruar kete here nga avokatja. Ai veproi sic e kishte mesuar avokatja rrojti mjekren gjoksin dhe kembet. Ai vuri buzekuq puder ne faqe dhe veshi fund - per tu pritur me nje buzeqeshje tallese nga komisioni...

Absurditete turke

Ushtria turke e kundershton faktin se kerkon videofilma ose fotografi nga rekrutet qe thone se jane homoseksuale. Por nje sondazh i organizates se homoseksualeve me qender ne Stamboll Lambda konfirmon se rreth nje e treta e te pyeturve tregoi qe gjate kontrollit mjekesor u kishin kerkuar me detyrim elemente te tille personale. Ne Ankara thuhet se meshkuj homoseksuale qe punojne si prostituta ofrojne sherbimet e tyre per meshkuj qe duan ti bejne bisht sherbimit ushtarak. Si rezultat i te gjithe kesaj ushtria turke nderkohe posedon koleksionin me te pasur te filmave pornografike me meshkuj homoseksuale ne te gjithe vendin - thote jo pa ironi nje avokate.

AG/Sun/AA/Spi/Aud/Pp

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›